Aktualitet

Leipzigu dorëzohet për titull, Leverkuseni pa frena, Rashica në ankth (Video)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:37 - 07/03/20 |
mapo.al

Bayern Munchen ka mundësinë të shkëputet në krye të klasifikimit, pasi skuadra e Leipzigut nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 ndaj Wolfsburg. Ekipi i Red Bullit nuk gjeti golin duke i dhënë mundësi Bayernit të shkëputet dhe Dortmundit t’i parakalojë. Një pikë që nuk i shërben aspak rivalëve për titullin kampion.


Bayern Leverkusen ka shkatërruar me rezultatin 4-0 Frankfurtin. Ekipi vendas nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren, pasi shënoi shumë shpejt me Havertz (4′) dhe Bellarabin (14′) duke mbyllur shpejt llogaritë. Paulinho i vuri kapak në pjesën e dytë me dy golat e tij.


Freiburgu i Amir Abrashit fitoi me rezultatin 3-1 ndaj Union Berlinit, por mesfushori shqiptar nuk ishte i grumbulluar. Ai po vuan një dëmtim që e ka mbajtur jashtë fushave të blerta.


Situatë skandaloze për Werder Bremenin e Milot Rashicës. Skuadra e kosovarit u ndal në transfertë me rezultatin 2-2 dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. Ekipi mik gjeti avantazhin e dyfishtë, por nuk e arriti ta mbajë duke u barazuar nga vendasit. Rashica qëndroi në fushë deri në minutën e 82′.




Etiketa: , ,

Pas