Aktualitet

Lejuan kontrabandë mallrash – Vendosen në pranga 2 policë dhe 2 doganierë në Korçë









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:14 - 21/01/21 |
mapo.al

Korçë – 2 punonjës policie, 2 doganierë dhe 1 qytetar janë arrestuar për kontrabandë e shpërdorim detyre.



Bëhet fjalë për komisarin me inicialet P.B. (53 vjeç), inspektorin R.D. (53 vjeç), doganierët V.T. (45 vjeç) e K.Xh. (34 vjeç), si dhe qytetarin N.N. (39 vjeç).


SHÇBA arrestoi fillimisht në flagrancë N.N., në aksin rrugor Goric-Diellas, pasi në mjetin e tij u gjetën sasi të konsiderueshme mallrash ushqimorë pa dokumentacion shoqërues.




Vetëm pas veprimeve hetimore, u arrestuan punonjësit e policisë dhe doganierët; u provua se ata nuk kanë ushtruar detyrën në vendin e shërbimit, duke lejuar kalimin e mallrave kontrabandë.



Njoftimi i Policisë:


Korçë – SHÇBA dhe strukturat e tjera ligjzbatuese arrestuan në flagrancë 2 punonjës policie, 2 doganierë dhe 1 shtetas për kontrabandë e shpërdorim detyre

Veprimet në kuadër të operacionit “Transportuesi”

Në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare në të gjithë vendin, nga informacionet e mara në rrugë operative dhe në bashkëpunim me strukturat e tjera ligjzbatuese, SHÇBA kapi në flagrancë shtetasin N.N., pasi në aksin rrugor dogana Goricë–Diellas, pas kontrollit nga specialistët e SHÇBA Korçë, në mjetin e tij u gjetën sasi të konsiderueshme mallrash ushqimore pa dokumentacion shoqërues.

Pas veprimeve të para hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, SHÇBA arrestoi në flagrancë punonjësit e policisë, për veprën penale “Shpërdorim detyre”:

➡️ N/komisar P.B., 53 vjeç, Përgjegjës Turni në PKK Goricë;

➡️ Inspektor R.D., 53 vjeç, Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Goricë.

Arrestimi i tyre u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera është provuar se në momentin kur mjeti me drejtues shtetasin N.N. është paraqitur në hyrje të RSH, nuk kanë ushtruar detyrën funksionale në vendin e shërbimit, duke lejuar kalimin e mallrave kontrabandë. Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se punonjësit e Policisë, edhe pse kanë patur pamje vizuale të mallit, me mosveprim kanë favorizuar veprimet e kundërligjshme të punonjësve të doganës dhe këtij shtetasi për kalimin e mallit pa kryer procedurën e zhdoganimit.

Në vijimësi të veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim me DVP Korçë, Seksionin e Krimit Ekonomik dhe Financiar është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

➡️ N.N., 39 vjeç, drejtuesi i mjetit, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”;

➡️ V.T., 45 vjeç, Përgjegjës Turni në Doganën Goricë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

➡️ K.Xh., 34 vjeç, Doganier në Doganën Goricë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për hetime të mëtejshme.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për zbatimin e ligjit duke reaguar me shpejtësi dhe efikasitet për vendosjen përpara ligjit të punonjësve që abuzojnë me detyrën.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas