ShowBiz

“Leku letër”/ Aurela i përvishet me ironi ndjekësit




               Publikuar në : 17:20 - 15/03/19 |
mapo.al

Këngëtarja Aurela Gaçe ndodhet aktualisht në Amerikë për të dhënë disa koncerte, të cilave ua ka bërë datat e ditura sot me anë të një videoje të postuar në “Instagram”. Një ndjekës e ka përkthyer angazhimin profesional të këngëtares si burim të pamatë parash, mirëpo, Aurela nuk ka ngurruar t’i kthejë një përgjigje ironike.


“Leku letër”, shkruan ndjekësi, i cili është hasur me këtë përgjigje të Aurelës: “Aman se më duhet një llogaritar; mua, atyre që bëjnë vizat, atyre që më marrin me qera ambientet, veglat, biletat e avionëve, hotelet, fustanet, etj, etj si këto. Si thua? Apo ç’e do, ti ashtu i qan llogaritë e të tjerëve, që për së largu.”


Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas