Monedha vendase, leku, është forcuar ndjeshëm këtë javë ndaj dy valutave kryesore, euros dhe USD. Një dollar ka kushtuar dje 10.7 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Një javë më parë valuta amerikanë u ngjit në kuotën e 110 lekëve. Ndërsa një euro, po sipas kursit të BSH-së, ka kushtuar dje 137.8 lekë nga 138.7 lekë që ishte një javë më parë. Vlerësimi i lekut ndaj valutave vjen edhe si rezultat i zhvillimeve të fundit në tregjet ndërkombëtare, ku për shkak të krizës në eurozonë euro është dobësuar dukshëm në këmbim me dollarin. Por monedha vendase leku ndihet më e vlerësuar këto ditë në tregun e valutës për shkak se investitorët kanë rritur transaksionet në lekë të frikësuar nga paqëndrueshmëria e euros.