Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë vetëm pak momente më parë në Tiranë.
Tirana, Elbasani dhe zona të tjera të Shqipërisë së Mesme janë lëkundur pasditen e sotme nga një tërmet me magnitudë 3.9 ballë.
Sipas të dhënave të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, lëkundjet e tërmet janë ndjerë në orën 17:09 të pasdites.
Ai ka rënë në një zonë mes Tiranës e Elbasanit në një thellësi prej 2 kilometrash.
Nuk ka informacione për dëme.
Edhe një natë më parë, Shqipëria u lëkund nga një tjetër tërmet me magnitudë 3 ballë.