Kronika

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ku ishte epiqendra








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:41 - 24/09/20 |
mapo.al

Lëkundje tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në Shqipëri. EMSC njofton se tërmeti me magnitudë 4.0 të shkallës righter, kishte epiqendrën në qarkun e Fierit, 6 km nga qyteti i Lushnjes.


Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në kryeqytet. Kujtojmë se prej dy ditësh vendi ynë është goditur nga disa tërmete.


Sizmologu Rrapo Ormeni u shpreh sot për mediat, se tërmetet e fundit nuk kanë lidhje me atë të 26 nëntorit 2019.


“Tërmeti i nëntorit të shkuar ishte në një zonë tjetër.


Kurse këto lëkundje kanë ndodhur në zonën Lushnje-Elbasan-Dibër, që është një zonë aktive sizmike.


Tërmete të këtij niveli janë gjeneruar vit për vit në këtë zonë.

Ky tërmet është shoqëruar nga disa pasgoditje. Është karakteristikë për këtë zonë. Në vitin 2015 aty ka rënë një tërmet me shkallë 5.0.

Njerëzit, pas goditjes së 26 nëntorit, tani janë më të ndjeshëm, por më përpara kanë ndodhur të tilla lëkundje dhe njerëzit nuk duhet të kenë probleme për tërmete 4.6 apo 5.0.

Goditja kryesore ka qenë 4.6 dhe lëvizjet e tjera janë më të vogla dhe po vijnë duke u shuar,” tha Ormeni.


Etiketa: , , , ,

Pas