Kryesore

Lëkundje tërmeti në vend, ja ku ishte epiqendra dhe magnituda






Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:49 - 15/09/20 |
mapo.al

Lëkundje tërmeti janë ndjerë sërish në vendin tonë mesditën e kësaj të marte.


Tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 ballë i shkallës rihter dhe me thellësi prej 10 km.




Epiqendra e tërmetit ka qenë 1 km larg nga Lezha. Në këtë zonë lëkundjet vijojnë prej disa ditësh. Ndonëse është ndjerë në një perimetër jo të vogël, tërmeti nuk ka shktaktuar dëme materiale, por vetëm frikë te banorët.


Kjo pasi, një vit më parë, Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme, ai i 21 shtatorit 5.8 ballë i cili shkaktoi vetëm dëme materiale dhe i 26 nëntorit, 6.4 ballë, me një bilanc tragjik, 51 viktima dhe mijëra shtëpi të shkatërruara në Durrës, Thumanë, Vorë dhe Tiranë.


Epiqendra e tërmetit të 26 nëntorit ishte një Detin Adriatik, por lëkundjet u ndjenë në mjaft shtete të rajonit.


Etiketa: , ,

Pas