Aktualitet

Lëkundjet e forta të tërmetit/ Ministria e Mbrojtjes jep detajet e para





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:21 - 28/01/20 |
mapo.al

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 4.9 të shkallës rihter dhe me thellësi 7 km, ka shkundur vendin mbrëmjen e sotme duke rikthyer panikun tek qytetarët. Lidhur mbi këtë ka reaguar dhe Ministria e Mbrojtjes e cila sqaron se paraprakisht nuk raportohet për dëmë materiale.


Ndërkaq, IGJEUM njofton se tërmeti që goditi Durrësin mbrëmjen e sotme ishte me magnitudë 4.9 ballë me thellësi 7 km me epiqendër 3 km në veri të fshatit Bubq.



“Goditja kryesore e orës 21.15 me magnitudë 4.9 i shkallës rihter, me thellësi 7 km, me epiqendër në fshatin Bubq. Goditja është shoqëruar nga pasgoditje më të vogla, të cilat shoqërojnë aktivitetin sizmik të 26 Nëntorit.


Nga komunikimi me bashkitë Durrës, Dibër, Gjirokastër, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Lezhë nuk raportohen dëme në njerëz apo materiale, deri tani. Nuk raportohen dëme në Korçë e Pogradec ku janë ndier lëkundje të lehta”, deklaron MM. Sipas EMSC, lëkundje prej 4.5 të shkallës rihter ka patur edhe në Maqedoni, ndërsa një tërmet pothuajse i të njëjtës shkallë ka goditur edhe Kosovën.

LEXO EDHE: 

Qytetarët braktisin shtëpitë pas tërmetit

Tërmet i fuqishëm godet Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas