fbpx

Aktualitet

Lëkundjet e tërmetit/ Bilanci i situatës në Tiranë dhe Durrës






               Publikuar në : 10:45 - 22/09/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur krerët e bashkive, deputetët e grupit parlamentar socialist si dhe përfaqësuesit e Forcave të Armatosura, pas tërmetit 5.8 ballë që goditi vendin tonë një ditë më parë.


Në fjalën e saj nënprefektja e Tiranës, Suzana Jahollari tha se grupet e punës janë duke vijuar punën për vlerësimin e dëmeve. Grupet e emergjencave u erdhën në ndihmë banorëve që e kanë kaluar natën në qendra sociale dhe çadrat e vendosura nga bashkia.



Në Durrës gjendja paraqitet e nromalizuar. Aktualisht ka 188 shtëpi të plasaritura, 2 shkolla dhe 9 pallate të plasaritura. Problem prefekti i Durrësit tha se janë shtesat në pallate, sidomos në pallatet e amortizuara.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka: Edhe shtëpitë e pushimit qoftë e policisë së shtetit dhe ushtrisë që janë të pajisura për të pritur shumë banorë dhe janë gati. Durrësi duke qenë edhe më pranë është edhe më i prekur dhe dëmtuar. Duhet një punë shumë e mirë e të gjithëve për t’ju gjendur pranë të gjithë qytetarëve sidomos në Durrës.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj: Prefektët do jenë në krye të detyrës dhe do të vazhdojnë në vijim. Të gjitha kapacitet duhen aktivizuar plotësisht. I kam bërë thirrje punonjësve të policisë të ofrojnë edhe kapacitet private për përballimin e kësaj situate. Fokusi mbetet Durrësi dhe mbetet me rëndësi evidentimi i detajeve.

Mbledhja e strukturave të Emergjencave Civile vjen pas tërmetit 5.8 ballë, që tronditi vendin pasditen e djeshme dhe që pasoi me dhjetëra lëkundje të tjera. Faktin e mbledhjes së sotme e paralajmëroi në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë në mesnatë edhe vetë kryeministri Edi Rama.

“Nesër do të kemi një takim me kryetarët e bashkive dhe me deputetët, sepse ka edhe një aspekt tjetër që nuk figuron në raporte. Është nevoja e njerzëve në ato pika ku ëshëtë ndjerë më shumë kjo goditje për të pasur afër njerëz që dinë ti qetësojnë me argumente për goditjet, por edhe për ti lehtësuar atë barrën e stresit, që nuk ikën kollaj”,- u shpreh ai ndër të tjera.

LEXO EDHE:

Tërmeti 5.8 ballë, Rama-nënprefektëve: Të gjithë në Durrës


Etiketa: ,

Pas