Aktualitet

Lëndë kancerogjene në akullore/ AKU paralajmëron masa në Shqipëri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:27 - 12/08/21 |
mapo.al

Prezenca e një lëndë toksike në akulloret e prodhuara nga kompani të mëdha si Snickers, Smarties, M&M’s, Lion, apo Nestlé ka bërë që Autoritetet e Kontrollit Ushqimor në disa vende evropiane t’i ndalojnë këto produkte.






Bëhet fjalë për shtete si Franca, Belgjika, Serbia dhe Qipro.


Nga analizat rezulton se disa seri të këtyre të akulloreve janë të kontaminuara me një lëndë kancerogjene, oksid i etilenit dhe janë ndaluar të tregtohen.







Oksidi i etilenit, sipas ekspertëve ka aftësinë të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë kancer.



Duke qenë se këto marka tregtojnë produkte edhe në vendin tonë, AKU është sinjalizuar nga institucione ndërkombëtare për këtë problem dhe ka paralajmëruar se do të marrë masa.



Akulloret e ndaluara për tregtim nga disa vende europiane:

Helado M & M’s Chocolate de palo 63g (Multipack x4)

Akullore M & M’s Stick Stick 62g (Multipack x4)

Akullore M & M’s Stick Kikiriku 62g

Shkop akullore SNICKERS 48g (Multipack x 6)

Shkop akullore SNICKERS Xtra 66g

TËIX shkop akullore 40g.

1


Etiketa: , , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas