Shëndeti

Lëngu i gjelbër për pastrimin e gjakut dhe gjithë organizmit




               Publikuar në : 22:00 - 11/04/19 |
mapo.al

Ushqimet dhe pijet e gjelbra janë shumë (dhe nuk e nënvizojmë dot mjaftueshëm) të rëndësishëm dhe ushqyes për shëndetin e organizmit. Ardhja e pranverës shoqërohet me rrjeshta shumëngjyrëshe në tezgat e fshatarëve, të cilat janë të mbushura plot me barishte, fruta e perime.


Ndër barishtet më të mira për shëndetin është padyshim pazia. Vlerat shëndetësore të pazisë janë me të vërtetë të shkëlqyera.

Në to përfshihet aftësia për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak, parandaluar radikalet e lira, përmirësuar tretjen, forcuar sistemin imunitar, për të ulur temperaturën dhe luftuar inflamacionin.

Kjo barishte është e shkëlqyer për uljen e tensionit të gjakut, parandaluar sëmundjet e zemrës, rritur dendësinë kockore, detoksifikuar organizmin dhe forcuar shëndetin e trurit.

Pazia është një burim fantastik vitaminash, ushqyesish dhe përbërësish organikë që përfshijnë vitaminën K, C, A, E, riboflavinën dhe vitaminën B6. Sa i përket mineraleve, ajo përmban magnez, mangan, kalium, hekur, natrium dhe bakër.

Përveç fibrës dietike, pazia përmban edhe antioksidantë, fitonutrientë dhe enzima të cilat janë unike dhe shumë të mira për shëndetin.
Konsumi i rregullt i pazisë mund të duket sikur kërkon shumë fantazi në kuzhinë, por nuk është aspak e vërtetë.

Pazia mund të kombinohet shumë mirë me lulerradhiqen, majdanozin, selinonë, mollën, kastravecin e shumë të tjera për marrjen e një lëngu të shkëlqyer për trupin dhe trurin.

Si Të Përgatisni Lëngun e Pazisë, Majdanozit dhe Lulerradhiqes.

Për këtë çaj ju nevojiten:

2-3 gjethe pazi,

Një grusht me lulerradhiqe,

Një tufë e vogël majdanoz,

4-5 kërcenj selinoje,

1 kastravec,

1 mollë jeshile,

Gjysëm limoni

Një copë e vogël xhenxhefili.

Përgatitja e Lëngut Të Gjelbër

Për përgatitjen e këtij lëngu, ekspertët rekomandojnë që në shtrydhëse të fusni barishtet dhe erëzat të para e më pas frutat dhe perimet më të forta.

Lëngu duhet pirë menjëherë sa është i freskët.

Ai është shumë i shëndetshëm, sidomos në kohë virozash.

Ky lëng i jep fuqi imunitetit, përmirëson qarkullimin e gjakut, mbron rrugët e frymëmarrjes dhe për më tepër përmirëson ndjeshëm tretjen.

Mund ta konsumoni disa herë në javë.


Etiketa: , , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas