Aktualitet

Leonora Jakupi feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush këngëtarja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:46 - 03/03/21 |
mapo.al

Leonora Jakupi është padyshim një ndër femrat më të bukura të ekranit shqiptar. Atë e kemi parë në ekran që në adoleshencë dhe pamja e këngëtares duket se ka qëndruar e njëjta si para shumë vitesh.





Edhe pse duket sikur vitet kanë ndalur për të, ajo sot feston 42 vjetorin e lindjes.


Leonora ka publikuar në rrjetin e saj social në Instagram, urimet e shumta që ka marrë nga fansat dhe miqtë e saj.




Këngëtarja ka konfirmuar pak kohë më parë lidhjen e saj të dashurisë, por ka vendosur që ta mbajë partnerin e saj larg vëmendjes së publikut dhe është treguar mjaft e rezervuar për këtë pjesë. Përsa i përket projekteve muzikore, kënga më e fundit e saj ishte “Lul Luj” publikuar pak muaj më parë.


Kujtojmë se vitin e kaluar në ditën e saj të lindjes, Leonora zgjodhi t’i dedikojë së ëmës disa fjalë prekëse, ku i kujtonte se këngëtarja  i ka dhënë titullin nënë për herë të parë.


“Në këtë ditë te veçantë për Ty, dua të t‘falënderoj për çdo sakrificë tendën e shtrenjta ime! Jeta nuk ka qenë e lehte për ty e as për mua, së bashku ja dolëm mbanë te gjitha sfidave te jetës. Prandaj kjo është dita jote, dita kur ti u bere nënë për herë të parë! Lus Zotin të t’kem me jetë të gjatë e ditët e lindjes time ti pres ne kraharorin tënd!”, ka shkruar Leonora vjet në foton ku shfaqet pranë nënës së saj.

1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas