Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Lëreni Florin të jetojë vdekjen e vet!

by mapo.al
20/11/2014
in Op Ed
1

kosta bajrabaNga Kosta Bajraba

Unë nuk e kam pasur mik Doktor Florin. As nuk e kam njohur nga afër. Nuk ia kam ditur hallet e shumta, të cilat na i bënë të ditura analistët dhe miqtë e tij. Thjesht kam shijuar krijimtarinë e këtij artisti të shquar dhe të angazhuar, e cila na i ka bërë ditët e trishtuara në këtë vend disi më të mira. Por si qytetar jam ndier në pozitë të vështirë këto ditë pas ngjitjes së tij në qiell. Jam ndier keq për shkak të nxitimit të shtypit, analistëve dhe miqve të tij për të na i thënë të gjitha menjëherë. Duke mos respektuar asnjë kod sjelljeje. Madje, as kodin e vdekjes.



1.

Media nxitoi të na lajmëronte për ikjen e Florit në kohë reale. Këtu nuk shoh asnjë teprim. Njerëzit kanë nevojë për lajme dhe ato duhet t’u jepen, edhe kur ato janë të këqija, të dhimbshme, trishtuese. Por media jo vetëm thjesht na lajmëroi. Media nxitoi, po në kohë reale, të bëjë analiza, madje që në momentin e parë, kur asnjë prej informacioneve që qarkullonin andej-këtej nuk ishin të konfirmuara. Protagonistët e ftuar në emisione zbrazën pa asnjë vetëpërmbajtje dhe pas asnjë filtrim gjithçka u shkoi nëpër mend. Hipoteza për  sëmundjen, pandehma për familjen dhe djalin e vogël, thashetheme për veprimet normale që mund të bëjë një njeri në nevoja shëndetësore, ekonomike dhe financiare, gojëdhëna, parashikime. Njerëzit e thjeshtë, dashamirësit e artit të tij u vunë nën një trysni mediatike, e cila i hutoi dhe nuk i lejoi të njihnin pas kësaj gojështhurjeje mediatike të adhuruarin e tyre. Njerëzit kishin nevojë të ndaheshin me Florin që njihnin, t’i thoshin lamtumirën e fundit artistit, të cilit i detyroheshin për këngët e bukura që u dha dhe ndjenjat e bukura që u injektoi. Por nuk qe e thënë. Ekranet na detyruan të dëgjonim analistët dhe ta njihnim Florin nëpërmjet shijeve, përshtypjeve, kurioziteteve, hollësive dhe aludimeve të tyre. E ritheksoj, të nxituara dhe të paverifikuara. Media ngatërroi lajmin me analizën. Lajmi mund dhe duhet të na jepet në kohë reale. Për analizat duhet të respektohen jo vetëm faktet dhe provat, por edhe kodet morale e zakonore.

2.

Kur analistët zhurmonin në ekrane, trupi i artistit që humbëm, ishte ende mbi tokë dhe shpirti i tij nuk ishte ngjitur ende në qiell. Mendoj se është e tepruar kjo mënyrë komunikimi dhe analize e jetës, sëmundjes dhe vdekjes së një njeriu, ndërsa trupi i tij është ende i pavarrosur. Është një dhunim i panevojshëm i atmosferës familjare dhe të njerëzve të tij të afërt, të cilët kanë nevojë të ndahen me njeriun e tyre në paqe, ta përcjellin atë me nderet, dinjitetin dhe solemnitetin që kërkon një ceremoni mortore. Në traditën shqiptare, në ceremonitë mortore, përveç familjarëve dhe të afërmve që kryejnë ritet, të tjerët ose flasin me zë të ulët, ose heshtin. Por në këtë rast jo vetëm që nuk u hesht, por i vdekuri u përgojua për shkak të zellit të medias për të futur hundët kudo dhe në çdo rast.

3.

Nxitimi për të dhënë lajmin është një mision i medias së lirë. Por nxitimi për të analizuar ngjarjet pa u mbështetur në prova dhe fakte të konfirmuara, është, më së paku, një shenjë papjekurie. Unë e kuptoj pasionin dhe rrëmbimin e medias për të kryqëzuar të gjallët. Por ndjej neveri për dalldinë mediatike për të përdhosur të vdekurit. Mirë të gjallëve, Zoti ua jep një ditë mundësinë t’u thonë njerëzve të vërtetat e tyre dhe të pastrohen prej baltës që i hodhën kryetitujt dhe ekranet. Po të vdekurve, kush do t’ua përgënjeshtrojë të pavërtetat që thuhen për ta? Më thoni, ju lutem, kush do të mbajë përgjegjësi për të pavërtetat apo ekzagjerimet për Doktor Florin, tani që ai u ngjit në qiell? Pse nuk e latë atë të patrazuar në vdekjen e vet?

JU SUGJEROJME

ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës
Analizë

ANALIZË nga Preç Zogaj: Radikalizmi shfryn, por nuk fiton

08/12/2022
ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës
Analizë

ANALIZË/ “Çifutet” e Republikës së pastër të Edi Ramës

03/11/2022
Për luftën…
Op Ed

Për luftën…

12/10/2022
Përse Giorgia Meloni nuk do të jetë as model fashist dhe as shqiptar?
Kryesore

Përse Giorgia Meloni nuk do të jetë as model fashist dhe as shqiptar?

27/09/2022
Next Post
Zoti kryeministër, një polici për ëndrrat tona!

Autopsia mediatike e artistit

Comments 1

  1. Tomi says:
    8 years ago

    Ore po doli nga burgu ky Kosta? U kthye nga Amerika?

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]ail.com
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In