Marrëveshja mund të ishte mbyllur që në verë, por me një shifër që do i kalonte 100 milionë eurot. Leroy Sane u dëmtua dhe më pas Bayern Munchen u tërhoq. Bëhej fjalë për një dëmtim të rëndë, që e la jashtë fushave të blerta gjithë këto muaj.
Bavarezët nuk kanë hequr dorë nga shërbimet e yllit të Manchester City dhe tashmë çmimi për të është tjetër. Gazetari i BILD, Christian Falk, raporton se Sane dëshiron t’i bashkohet skuadrës gjermane që në muajin janar.
Tashmë kampionët në fuqi të Gjermanisë duhet të gjejnë formulën e transferimit. City pret milionat, kurse nga ana tjetër dëmtimi i rëndë i Sane duhet marrë në konsideratë. Atij do i duhet kohë të kapë formën maksimale, por bavarezët besojnë tek aftësitë e të riut dhe te rikthimi i tij në formën e mëparshme.
Etiketa: Bayern Munchen, bild, Christian Falk, Gazetari i BILD, Leroy Sane, Manchester City