Monday, May 16, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Letër gjyshit tim, Dek (Mbretnia Veritas)

by mapo.al
25/06/2021
in Aktualitet, Blog
0

KRIJIMTARI

I nderti gjyshi im, Dek! Para se marr me të shkrue këtë letër, më ndje që nuk jam ngjit deri nalt, n’Shëngjergj, me vu nji tufë lule mbi kryqin tand të skalitun në gur. Po nuk asht se këto kohë nuk kam ardhë me mend aty. Plot gjana kam përblue, bukur hollë. E para, me i ba nji lutje zotni Presidentit, që ti të dekorohesh me nji medalje arit. A nuk thoshin se i kishe duert flori si ndërtimtar kullash? Këshilltarin e Tij, ime shoqe e ka kushëri e ai do të na e baje kaq nder. Nji dekoratë asht, o burr’ i dheut, nuk asht nji kala!…

Kur ti u ndave këso jete, kah 1930-a, i pari i vendit ishte Natlmadhnia, por ai nuk ua kishte ngenë këtyne dekoratave, falmë o Zot, me lopatë, si po thuhet sod, jepte ndonji urdhën të naltë shtetnuer për dijetarë të ardhun nga Europa, si nji Milan Shuflai, e këta të vendit ia kishte lanë bacës Adurrahman (i njoftun si Lalë Krosi) me i sajdis me nganji patllake, me inicialet AZ, që ata nuk i hiqnin ma nga brezi as kur binin me fjetë.

Më kupto, i fismi gjyshi im, ti ishte një burrë fort i nderuem, në nahijen tonë të çoheshin në kambë i madh e i vogël, sepse ti ishe një murator në zâ, ngrije si askushi kullat maje kodrave mbi shkrepa. Unë, nipi yt, i kam hasun disa nga ato kulla me sharipop, kahdo në Dheun e Dibrrit e gjithkund malcisë. Kur prekja qoshet e tyne, më bahej sikur lëdhatoja duert e tua me kallo “guri”.

Por… ah! Ti nuk qenke i nji mendje me mue për kët’ punën e dekoratës, se po më thue se nuk ishe vetëm ti muratorpunues i zoti, por kishte dhe ustallarë të tjerë të njoftun asokohe, si nji Mark Ustai i Thkellës, me vorrin si një princ, bir gollobordasish, që s’ua kalonte kush në shpinë të tokës për mur. Okej, gjysh u dashtun, dekoratën po e lamë – për ma tepër që ti po na e queke dokrraratë – por me ta ba ty nji kangë si të kurrkushit e me ta këndue me lahutë, besoj se nuk do të ma prishish? Njoh rapsodët ma të mirë të maleve tona, në dash himariotë, në dash rrashtbullas, në dash merditas!…

“Heu, nipi im, të paska marrë kryet erë, me gjasë. Të isha unë për kangë, ma bante në vakun tem Gjergj Fishta a Prendush Gega, e pse u dashka me i fut zavallë kresë ti, që nuk kishe le atëhere? Unë këtu, në jetën e drejtë, jam rehat dhe pa atë kangën që thue ti. Më mjafton kanga e zogjve të malit, që më ka përkundun tash nantëdhetë vjet që prehem nan dhé”.
Korrespondenca me tim gjysh u këput, tak – fak.
Gjyshi im nuk donte e nuk donte për kiamet me u këndue n’dyzen. Nuk e kuptonte ai kohën tonë, që ishte ndryshe nga e tija. Të gjithë tash u këndonin gjyshërve për merak. A ma fatziu isha unë? Ditë për ditë në Mazeolën Kombiare flitej për trimnitë e gjyshave nga curret e nalta e të poshtme. Nipat i zbulonin përher’ e ma shumë bamat heroike të tyne. Por gjyshi im nuk kishte ba asnji heroizëm. “Hutë e lahutë, nuk kanë qanë për mue, mor bir”, kishte pas thanë njiherë. E pastaj? Ç’u ba nëse rapsodi ia shton nja dy a tri fjalë kajkës, kinse im gjysh kishte pas qenë luftëtar i Pavarësimit, me Is’ Boletinin? Fundja, nuk po e çonin larg, i vëllai, Neka, vërtet ishte plagosun në Kalanë e Lezhës më 1912, ani se kangë për të nuk kishte. Nuk mund t’ia thosha kët’ tim gjyshi, se ai do të kacafytej me mue si me dreqin, tue më quejtun falsifikator të historisë etj.

“Si me marr unë lavdet e tem vllau, Nekës?”
Mund të kishte ndie dhe këtë punën e përfolun të Historisë, që po shkrueka Akademiu i Shkencave dhe ec mandej e merru vesh me të!
I dhashë karar se im gjysh as me kangë nuk mund të bahej, nuk donte t’këndohej në lahutë si Preng Markola e Marash Uci. Fundja, për veten e vet ta kishte.

Por nuk do të hiqja dorë, po shkundullohej dynjaja për gjyshat! Vendova të baj një film kushtue tij. Tash nuk mund të luente. Do t’i tregoja dhe unë botës se nuk kisha pas nji gjysh dosido, por usta të mbaruem, që kishte ndërtue kulla jo vetëm ndër Dibrrakë, por deri në Gjur të Shpue dhe se kullat e tij nuk ishin si të ustajve të tjerë të katundeve, por si pallatet e Shkodrës, ujdis nga vetë Kol Idromeno. Në fillim, kur ia thashë idenë, nuk po i jepte dum sa çfarë donte me thanë film, po kur ai shkoqita disi, domethanë që fytyra e tij do të dilte në pëlhurën e kinemasë, leshi i kresë iu çue përpjetë.

“Çaf më kujton ti mue, mor takajuk? S’mbeta për nji këso fame që po don me ma bedit ti! Pse Skanderbegu, a Zogju jam unë, që po më bakeni film?!…”

Kur nuk iu mbush rradakja as për film, për me e shkrue në libër, as që do ta pyesja. Por nuk priti ta çojsha fjalën në fund, i travluem sa s’ka, tha se kishte me e ngjallë tufën e dhive prej treqind krenësh të Gjetobash Bariut, mbytë nga rrufeja e kishte me ua varun n’krrab’ n’vath për grazhd, treqind kopjet e librit tem kushtue atij!?…

Heu! A ndiet ku ka shkue puna! Nuk hante pykë në asnji farë fejet ndreqësi i kullave. Atëherë iu hakërreva idhshëm gjyshim tim të prapë.
“Po ti ke qenë drangue, or gjysh e nuk po don me ia ditë?”

“Unë drangue? Aspak! Ta ka thënë gjyshja?”
“Jo, gjyshja nuk thoshte, por ndër gjind të vjetër e kam pas ndie kur isha fëmijë. Thoshin se Deku i Vezirit asht drangue , mjeshtron gjithë ditën maje kullës katërkatshe e nuk rrëxohet, se ka atë qimen e dragoit në gjoks!
“Aha! Nipi im kryekcyem, mos mbaj atij shpati. Drangoj thonë se kanë pas qenë vllaznit e mi, Ndoi e Pjetri e jo unë!”

Asnjë fjalë e imja nuk po tumirej prej gjyshit. Kishte mbetun rob i kohës së tij. Ku ta dinte ai se sod të vishnin tjetër kostum nga ai që kishe pasun, punë e madhe nëse të rrinte ma shkurt a ma gjatë! Mjaft që nipat të krenohen e krepatohen me etnit e tyne sojnikë, bujarë e arhondë, qysh prej Progonit të Arbnit, të nantëqind vjetve.

Shpërtheva dhe njiherë prej zorit:
“Eh, mor gjysh! Po ti nuk ishe majmun, dreqi ta hajë! Vllai yt luft’tar e ti jo! Dy vllaznit e tjerë drangoj e ti jo? A nuk të vjen keq për ne, ta paktën? I mjeri Uuu për ty, o gjyshi im!”

Nuk do të jepja e merrja ma me të. Dija vetë si t’i ujdisja gjanat.

Rrugën para pallatit tonë me fushqeta shumëngjyrëshe në Tiranë do ta quenim në emnin e tij dhe pikë. Ishte jo larg me rrugën e Princ Vidit… rrugën e Gjo Markut të Markagjonit… rrugën e Eqerem Bej Vlonës… Ditën që do të zbulonim pllakzën me emrin e Dek Përdok Vezirit, u mlodhëm krejt fisi ynë i hapërdamë deri në Amerikë e Australi, me tupana, dyzen dhe cyrle dyjare. Ishin tubue dhe shumë njerëz të tjerë dhe po banin sêri se kush na ishte ky fisnik që po u ngjitka sot në këtë pllakrricën e gurtë, që imitonte ato përgamenat e lashta? Mos ishte Sulejman Pashë Bargjini, themeluesi i Tironës? Emni i tim gjyshi nuk iu thoshte asgja!…

Nisen tue folë këta të mitë, si a ma bardhë, për lavditë e gjyshit tonë. Doemos, si mund të thoshim na se i pari ynë kishte pas qenë veç një “copë” murator! Jo, jo! Ai kishte qenë dhe kuvendtar… luftëtar… gjyqtar i venue…
Tash gjyshi s’kisht kah të luente. Rruga me emnin e tij po bahej fakt i kryem. “U krye Bacë”, kishte dalë ndajvoni nji shprehje fort e qëllueme.

Mbërriti Presidenti i Republikës, dora vetë, hipun mbi nji karrocë me të lëbyr sytë, me trastën e najlonit plot me dekorata. (Ah, harrova t’iu them, do ta dekoronim gjyshin… shshshsht… pa i marrë leje, dekorata e tij, si ma e nalta, do të jepej e fundit).
Kur Shkelqësia e Tij po u shpërndante dekoratat do njerëzve që përkuleshin si shelgje para tij, befas u ndigjua nji si shungullimë andej nga fundkreu a kryefundi i rrugës. Sa hap e mbyll sytë, kishte ra nga muri e ishte rrokullis nga era ajo pllakatica prej bronzi, ku ishte shkrolue emni i tim gjyshi, teksa në rrugë u pa të kalonte një si hije, dhe pse ishte piku i zhegut.

Rrani policia, por nuk u kap askush, dmth keqbasi që e prishi atë ceremoni.
Vetëm unë e merrja me mend se kush mund të kishte qenë ajo hija. Me siguri im gjysh ishte ngritun nga vorri e kishte vrapue si i ndërkryem, lak më lak e shpat më shpat, që ta grabiste atë pllakushën me emnin e tij, kushedi, me e vu si nënkresë, se i ishte sosë rrasa ku mbështeste kryet tash kaq mote?…
Ç’gjysh të prapë që paskam pasun!

“I mjeri Uuu për ty, o gjyshi im!”
I shkrova për të fundit herë: “Druej se po mbetesh i paemezà, në atë jetë, o gjyshi im i mirë”. E kisha ndie këtë fjalë te Rrasa e Zezë, kur më kishin çue me mbledhë fjalë të rralla katundeve, kështu thoshin për ata burra qi disnin e shkonin n‘atë botë, pa emën e pa za…

Nuk m’u përgjigj Deku, veç m’u duk se shpërtheu në gaz krej ajo korije, ku prehej i bekuemi e kurrë i ndërruemi, me një lis a vidh a rrap jetos te kryet, që nuk vyshkej dimën as verë e ku këndonin zogj gushakuq…

Tags: Ndue Dedaj

JU SUGJEROJME

Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj
Bota

Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj

15/05/2022
Vladimir Putin bie dakort që në Mariupol të ndërhyjë Kryqi i Kuq
Bota

A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?

15/05/2022
Nuk iu kishte dhënë borxhin, dy persona e marrin peng dhe dhunojnë 31-vjeçarin
Aktualitet

Dërgohet me urgjencë drejt spitalit i riu në Tiranë, piu fotoksinë

15/05/2022
Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë
Aktualitet

Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë

15/05/2022
Next Post
Aksident në Vlorë, motori i picave përplas këmbësorin

Aksident i rëndë në Vlorë, dyshohet për viktima

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Vdes në moshën 88 vjeçare ish-kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj
  • A është Putin një Hitler i ditëve të sotme?
  • Dërgohet me urgjencë drejt spitalit i riu në Tiranë, piu fotoksinë
  • Vetëvaret në banesë 42-vjeçari në Vlorë
  • Paralajmëron Karamuço: Më 25 maj përgatituni për akte të rënda në Tiranë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In