Aktualitet

Letër-porosia për Valdrin Pjetrin, ja pse nuk bëri burg në Itali








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:30 - 06/12/19 |
mapo.al

Prokuroria ka në dorë letër-porosinë nga Italia për Valdrin Pjetrin, kandidati fitues për kryetar bashkie në Shkodër, por që vendosi të mos e marrë postin.


Valdrin Pjetri denoncua publikisht nga Partia Demokratike, se ishte i dënuar për drogë dhe vjedhje në Itali. Letër-porosia e cila mësohet se ka mbërritur në 28 nëntor, konfirmon denoncimin e Partisë Demokratike, ku theksohet se Pjetri është proceduar penalisht për trafikim të lëndëve narkotike.


Sipas letër-porosisë, pas dënimit në vitin 2003, drejtësia italiane kishte rënë dakord që Pjetri të mos bënte burg, por të largohej nga Italia e të mos kthehej më.


Pas konfirmimit të akuzave, pritet që Valdrin Pjetri të thirret si i pandehur nga Prokuroria për “falsifikim formulari”, për dekriminalizimin.




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas