Shënime mbi librin “Zonja Z” e Albatros Rexhës
Nga Agim Baçi
Përgjithësisht letërsia është parë si një bashkudhëtare intime e njeriut, por jo për intimitetet e tij. Është parë si bashkëbiseduese e njeriut, por për të kuptuar fëshfëritjet e zemrës dhe mendjes dhe për t’i dhënë emër të brendshmes sonë, që të shohë nga jeta edhe kur hapësirat e dritës kanë zënë çdo dritare.
E dëgjoja Albatrosin teksa shpjegonte filozofinë e tij të librit: Jepju rrjedhës! Domethënë, dorëzohu! Domethënë, mos mendo. Domethënë, mos beso në kurajën tënde për të ecur. Thjesht ngri duart lart dhe jepju rrjedhës. Mos çaj kokën teksa të shkon mendja të bësh çmendurira, por mos e lodh trurin për të shpëtuar. Lëri të tjerët të flasin dhe mendo se seksi është një gjë që duhet të të udhëheqë. S’ka rëndësi se ku. S’ka rëndësi me kë. S’ka rëndësi se si. Thjesht futju rrugës së asaj që të rrok imagjinata, bota ç’të dojë le të flasë. Brekët bien e ngrihen!
Kjo lloj letërsie nuk e kalon kurrë rripin e mesit. Qëndron aty. Nuk ka punë me zemrën. Aq më pak me mendjen. Është një letërsi kundër gjithë asaj që letërsia tenton në rrugëtimin e saj: Të gjejë Njeriun dhe Njerëzoren!
Padyshim që seksi është diçka e llojit që nuk e fsheh. Që është diçka që ia vlen ta dish. Por ashtu siç e sugjeron Filip Roth: Menaxhoje që ajo të të mos pushtojë, të të mos drejtojë, të mos jetë ajo jeta jote.
Albatros Rexha e ka një aleat – debatin virtual, ku njeriu i fshehur pas desktopit të kompjuterit, apo pas tabletit, apo pas aparatit celular, vendos të shkrijë mençuritë anonime, të hekurosë imagjinatën e tij me hekurin e instinktit. Dhe, ai ka gjetur këtë det të paditurisë për të larë prozën e tij, duke shkuar krejtësisht kundër nga thirrja e madhe e letërsisë: Për të gjetur Njeriun!
Por çfarë sugjeron Albatrosi: Nëse nuk fshihesh prapa një mburoje, qoftë edhe të rreme, njerëzit e kanë shumë të lehtë të të lëndojnë. (Zonja Z f. 33-34). Pra, sajo diçka. Mos qëndro aty tek ajo që je. Jepi, sajo diçka, që e ke dëgjuar, që i ka ndodhur një tjetri. S’ka rëndësi vetja jote. Të tjerët të të mos lëndojnë është rëndësia… Domethënë, hipi kalit të hipokrizisë, kalo lumin e së vërtetës dhe jeto në botën e hiçasgjësë. Sepse gënjeshtra – cilado gënjeshtër- është thjesht një tullumbace që as të ngjit dot lart e dyshek ëndrrash nuk bëhet. Thjesht të largon nga vetja jote.
Por i gjithë libri është një filozofi, që vjen nga humbja e identitetit, e si pasojë edhe e dinjitetit. Në kundërshtim me dashurinë ë pamasë së Letërsisë për Njeriun, Albatrosi vendos ta shohë botën nga arkivoli që na sajon mungesa e besimit se mund t’ia dalim, se duhet të gjejmë çdo forcë për të qenë atje ku do të mundemi të jemi vetvetja. Por jo, ai shkruan: “Ne jetojmë në një flluskë.
Ky fakt, është fillimi dhe fundi i çdo gjëje. Jetojmë brenda një varreze, ku jemi të varrosur për së gjalli bashkë me të gjitha ëndrrat tona”. ( Zonja Z, f 165). Kjo është dritarja që na jep autori, në filozofinë e tij kibernetike, ku mungon pasuria më e madhe e Njeriut: Kurajë për të ndryshuar, për të gjetur vetveten edhe atëherë kur askush nuk beson. Një monolog që përfundon poshtë rripit të mesit, pa mundur të shkojë më lart.
Dhe, padyshim që e dimë se gjithë mund të bëjnë seks, por të paktë janë ata që dashurojnë. Dhe padyshim që e duam çdo pjesë të vetes sonë, por kur merr kuptim, kur zemra dhe mendja jonë janë padronë të asaj që Zoti na e ka falur për ta shijuar, pa qenë robër, por zotër të hapave që hedhim në çdo sekondë.
***
Përgjithësisht më pëlqen të shkruaj e të flas për librat që më tërheqin, ato që i quajmë në mirëkuptim “libra të mirë”, sepse na mbajnë në pikëpyetjet e asaj që na bëjnë Njeri. Mirëpo ky ishte një libër që pas Panairit të Librit u paraqit si një nga më të shiturit. E kur mendon se e kanë blerë mbi katër mijë vetë që do ta lexojnë, dhe ato mund t’ua kalojnë të tjerëve për lexim, thashë se më së paku ia vlen t’ia themi ca gjëra, ose disa arsye se përse më së paku nuk duhet parë si një investim në rrugën e debatit mbi vlerat.
Mund të ndodhë që përmes këtyre kundërshtive të shiten edhe më shumë kopje. Që ai të klikohet edhe më shumë në internet në idetë e tij që i quan “filozofi urbane”. Thjesht do të jetë një konstatim për kohën e rrezikshme që po kalojmë, ku rrugët për të shkuar drejt gjërave që vlejnë kanë shumë pengesa dhe se ky libër është një prej kurtheve pafund drejt rrugës për të menduar dhe besuar tek vlerat, e sidomos në rrugën për të qenë vetvetja.
Sa mire ,o z. Agim Baçi na skjarove per “vlerat” e ketij libri qe e paskan blerë mbi 4 000 lexues qe, me siguri nuk kane dite se per çfare shkruen ose ndoshta lexuesit jane te prirun nga instingtet e jo ndergjegjja. Mbase jane nisun nga titulli, tuj mendue se “Zonja Z” asht romani francez i letersise romantike ” Zonja me Kone’. U kane fole lexuesit a mesuesit e letersise per kete “zonje” viktime e rrethanave ku jetonte dhe e kane ngaterrue. Ani, le ta lexojne e t’ jepen mbas subjektit qe flet prej n’ brez e poshte, te qarkullojne pa krye, po veç me kambe e t’ shkojne kah t’i çoje hunda e “Zonjes Z”.
Letersia ka nevoje per kritika letrare per subjektin e tij, per personazhet, per elementet perbase te subjektit, per vlerat humane te vepres e jo shkruej e boto çka te te vije ndermend. Numri i madh i shitjes se ketij libri, difton sa poshte ka ra rinia e sotme e papergjegjshme qe merret vec me fb. internet, istagram, libra qe flasin “n’breze e poshte”, etj.
Shkrim korrekt per kete murtaje qe e ka zene per fyti letersine tone. S’do mend qe libra te tille do ndikojne jo vetem ne ftohjen e lexuesit me lbrin, por edhe ne neverine e perhapur ndaj kesaj letersie. Nuk eshte problemi i seksit qe e ben te tille, sepse s’ka njeri te mos e pelqeje seksin, por menyra kafsherore se si i kendohet seksit i cili zvendeson zemren/
Personalisht s’e njoh shkrimin e “Albatros” , por me cudit fakti i ktij tipit ,i cili na shfaqet ktu gjasme si nji kritik ,duke perdorur terma idiote e pa kuptim llogjik . Per cilin e mban vehten ky ,qe flet me kaq vulgaritet si kaposhi maje pleut ,mbi Letersin ! Hikni mer alabak shikoni e merruni me noj gje tjeter ne ate boten tuaj ,e mos ndryni emrin letersi me pseudomanin tuaj te pist ,me i fut hundet tuaja ne cdo vrym e ne cdo thellesi . Si nuk e kuptojn kta mer aman ,se letersia nuk eshte pjes e sharlataneve te epokes injorances ,por nji art qe ka te bej me kulturen qytetare e kreativitetin njerezor ,jo me stallieret qe braktisen stallat e lopeve dhe partitur na u zgjuan ne qytete si njerez qe merren me artin e krijimtarine . Boll mer alabak ,se sdini as cfar shkruani e as cdo me thene art e letersi . Njerez pa form ,qe s’late aspekt te jetes shqiptarit pa degjenruar me injorancen tuaj .
Kjo lloj kritike qe beni eshte e periudhes se realizmit socialist dhe mendoj se eshte krejt pa vend. Albatrosi shprehet se jetojme ne nje flluske gje e cila eshte me se e vertete po ashtu dhe gjithe pjesa tjeter e librit te cilin e kam lexuar me shume vemendje eshte nje realitet i cili mund te mos jete i bukur, po eshte i vertete, ju pelqen apo jo ju !