Aktualitet

Letra e Metës për KLGJ: Dvorani të dorëzojë detyrën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:53 - 28/04/20 |
mapo.al

Presidenti Ilir Meta, nuk heq dorë nga beteja kundër Kryetarit të Këshillit të Emerimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.


Përmes një letre presidenti Meta njofton Këshillin e Lartë Gjyqësor se Ardian Dvorani ka humbur çdo lloj të drejte apo justifikimi për të vijuar funksionin edhe si Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përgjatë pjesës së mbetur të vitit 2020.


Kreu i shtetit i kërkon Dvoranit të dorëzojë detyrën dhe në vijim e sipër, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të duhet të vijojë të funksionojë rregullisht nën drejtimin e Zëvendëskryetarit


“Përmes kësaj shkrese, sjellim në vëmendjen tuaj se, kur mbarimi i mandatit të z. Ardian Dvorani si gjyqtar i Gjykatës së Lartë dhe deklarimi i këtij fakti ka ndodhur në periudhën janar- shkurt 2014, në funksion të transparencës, lind nevoja e bërjes publike të ndërprerjes së qëndrimit në detyrë të z. Ardian Dvorani, të cilit i ka humbur çdo lloj e drejte apo justifikimi për të vijuar funksionin edhe si Kryetar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përgjatë pjesës së mbetur të vitit 2020.  Tashmë si detyrim i fundit ligjor për z. Dvorani, ngelet për t’u përmbushur vetëm procedura administrative e dorëzimit të detyrës sipas ligjit. 


Në vijim, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do të duhet të vijojë të funksionojë rregullisht nën drejtimin e Zëvendëskryetarit, sipas parashikimit të nenit 227, të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar.” 

Letra i eshte 8 faqe dhe i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe për dijeni dhe Avokatit të Popullit, Gjykatës Kushtetuese dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.


Etiketa: , , ,

Pas