Aktualitet

Letra e mjekëve për Manastirliun: S’kemi doreza, maska dhe dezinfektantë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:26 - 21/01/21 |
mapo.al

Publikohet letra e mjekëve dhe infemierëve nga Vora, ku shprehin shqetësimin e madh të tyre për mungesën e mjeteve bazike që iu duhen në punë.



Në letër parashtrojnë në adresë të Ministrisë së Shëndetësisë se janë lënë në mëshirë të fatit, pasi kanë mungesë të theksuar të dorëzave, maskave e dezinfektantëve.


Letra është bërë publike nga koordinatori i LSI, Vojo Bregu.




Ai akuzon qeverinë se “mjekët dhe infermierët sot përballen me një sistem të korruptuar që ka lënë pa mjete mbrojtëse vijën e parë, por kjo do të ndryshojë kur të gjithë të flasin hapur”.




NA MUNGOJNE DOREZAT DHE DEZINFEKTANTET!

Mjekët dhe infermierët e Vorës i shkruajnë letër Ministres së Shëndetësisë.

Një grup mjekësh dhe infermierësh të Qendrës Shëndetësore Vorë i kanë drejtuar nje ankesë Ministrisë së Shëndetësisë për kushtet në punë. Ata shprehen se ju mungojnë mjetet bazike si doreza dhe dezinfektantë.

Shpesh mjekët dhe infermierët akuzohen per apati dhe korrupsion. E vërteta është se ata, si të gjithë, përballen me një sistem të korruptuar i cili jo vetëm i lë pa mjete në vijën e parë të luftës po dhe i injoron totalisht për sa kohë nuk i shërbejnë kasetave propagandistike.

Kjo po ndryshon dhe do ndryshojë kur të gjithë mjekët të marrin guximin dhe të flasin hapur.

Si mjekët dhe infermierët e Vorës.

10


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas