Politika

Letra e Ramës/ LSI: Jo dialogut fals dhe negociatave të fshehta






               Publikuar në : 22:34 - 22/05/19 |
mapo.al

Ish-deputetja e LSI-së dhe ish-ministre në kabinetin “Rama I”, Klajda Gjosha ka komentuar ftesën për dialog të kryeministrit Edi Rama për Bashën. Kjo letër, – tha Gjosha për Ora News,- e përshkruan atë (Ramën) si personazh politik që figurën e tij e ngrin mbi propagandën, të cilën është mësuar që ta shesë dhe tek ndërkombëtarët. Sipas saj, vendi është në krizë dhe nuk është koha të luhet me dialog fals apo negociata të fshehta.


Klajda Gjosha: LSI ka qenë e qartë në qëndrime edhe në mënyrën se si jemi deklaruar në koalicionin e 2017. Të gjitha ftesat që bëhen me letra, përshkruajnë më së miri kryeministrin Rama, i cili të gjithë figurën e tij e ngrin mbi propagandën dhe produktet mediatike, të cilat është mësuar që ti shesë shpesh edhe tek ndërkombëtarët. Nuk është momenti të luajmë më as me dialogun fals dhe as të negociatave të fshehta dhe jo të fsheta sepse vendi ndodhet në një krizë të thellë sociale.

Dhe nëse ndonjëherë do të ketë dialog, ajo nuk bëhet me letra, por me platforma dhe opozita ka treguar që di të jetë inicialtore e dialogut. Sepse e kemi paraqitur platformën tonë për qeverinë tranzitore se si ajo mund të ndërtohet, se si ajo mund të ndërtohet. Të kërkosh dialog duhet të fitosh besimin. Dhe nëse ka sot një person që ka humbur besimin jo vetëm përballë opozitës, por edhe popullit është kryeministri Edi Rama.



KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas