Politika

Letra e Ramës për Bashën, Shehi: Kjo është tallje me shkrim







               Publikuar në : 22:23 - 22/05/19 |
mapo.al

Aleati i PD, Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi duke folur mbrëmjen e sotme për ftesën për dialog që Rama i ka bërë Bashës përmes një letre publike, tha se kjo letër është një tallje me shkrim.


Sipas tij, tani nuk janë kushtet për dialog me Ramën dhe vetë ai e ka thënë në fund të letrës se “shpresat janë të vobekëta”.

Dashamir Shehi: Unë nuk shoh asnjë shprese tek ajo leter. Nuk është e mjaftueshme kjo për të bërë negociata pasi kemi 3 muaj jashtë parlamentit.

Ne kemi kërkuar të largohet ky zotëria (Rama) nga qeveria. Ai s’ka qenë i zoti të vetëpërmbahet dhe nuk e ka kursyer ironinë në këtë letër.

Basha nuk ka asnjë kosto nëse i thotë Jo Ramës. Ky takim duhet të jetë pas 30 qershorit.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas