Politika

Letra e Ramës për Bashën, Zogaj: Ka vetëm një frazë që vlen






               Publikuar në : 22:57 - 22/05/19 |
mapo.al

Publicisti Preç Zogaj që ka qenë kandidat i PD për deputet tha sonte në “Opinion” se letra e Ramës për Bashën ka vetëm një frazë që vlen: “Dialog pa kushte”. Zogaj tha se palët duhet të shkojnë drejt dialogut dhe jo përplasjes civile.


Preç Zogaj: Kryeministri është në kërkim të një zgjidhjeje. Për mendimin tim ne duhet të marrim nga kjo letër atë që është thelbësore. Dhe ajo është fraza kyçe “dialog pa kushte”. Këtu bëhet dhe lojë fjalësh por ne nisemi nga një premisë që hap shtegun që zhbllokon këtë ngërç. Le të marrim në konsideratë një fjali që është e re, kryeministri flet dhe me të tjerët. Nuk ka rrugë tjetër për të dalë nga kjo histori, luftë ose dialog. Nuk ka zgjidhje tjetër demokratike. Nuk njoh luftë apo revolucion që ka sjellë demokraci. Pra rruga e vetme është dialogu.


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas