Aktualitet

Letra konfidenciale e KPK: Presione nga ONM për Elisabeta Imerajn














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:59 - 30/07/21 |
mapo.al

Tre anëtarët e trupit gjykues të kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj, përplasen me vëzhguesin ndërkombëtar të ONM, Teo Jacobs.






Përmes një letre konfidenciale, drejtuar kryetares së KPK, tre anëtarët e trupës gjykuese, përkatësisht Olsi Komici, Roland Ilia si dhe Suela Zhegu, shkruajnë se dënojnë sjelljen e vëzhguesit Jacobs në seancën dëgjimore gjatë procesit të vettingut, ku pati debate të forta mes tij dhe drejtueses së prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.


Gjatë kësaj seance, e cila zgjati për rreth 8 orë, Jacobs ngriti dyshime se Imeraj ka përgjuar dhe vëzhguar kolegun e tij, Hans Kijlstra tashmë të larguar nga ONM.







Në letrën e klasifikuar konfidenciale, anëtarët e trupës gjykuese shprehen se janë ndjerë të keqardhur dhe të ofenduar nga sjellja joprofesionale, fyese dhe paragjykuese si dhe në tejkalim të cdo kompetence nga vëzhguesi ndërkombëtar.



“Qëndrimet paragjykues, fyerjet e shpeshta na kanë bërë që të ndihemi jo komod dhe nën presion. Me qëndrimin e tij dhe presionin e ushtruar nga vëzhguesi në mënyrë të përsëritur ka dashur qartazi të influencojë vendimmarrjen. Kjo sjellje bie ndesh me frymën e deritanishme të bashkëpunimit midis Komisionit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit”, thuhet ndër të tjera në letrën konfidenciale.



Në përfundim, tre anëtarët e trupës gjykuese të drejtueses së prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, shprehin besimin se raste të tilla që sipas tyre, dëmtojnë procesin e rivlerësimit si dhe bashkëpunimin me ONM-së të mos përsëriten më.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas