Kryeministri Edi Rama kërkon përjashtimin e kryebashkiakut të Vlorës Dritan Leli nga Partia Socialiste.
Mësohet se Rama iu ka dërguar një letër anëtarëve të asamblesë së PS, dega Vlorë ku kërkon përjashtimin e tij.
“Dritan Leli nuk është më pjesë e jona”, thuhet në mesazhin e kyeministrit, që vjen pak ditë pasi kryebashkiaku i Vlorës refuzoi propozimin e Ramës për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë.
Mesditën e sotme kryeministri Rama pritet të zhvillojë një takim me shtabin elektoral të qarkut të Vlorës.
Nga lista e kandidatëve të PS në qytetin bregdetar, dha dorëheqje edhe deputeti Alket Hyseni, pasi ishte renditur në pozicion humbës.
Përplasjet me Lelin dhe Hysenin, Rama i pranoi edhe gjatë konferencës për shtyp dy ditë më parë nga selia e PS.