Aktualitet

Letra/ Tifozët Kuqezi: FSHF të ulë çmimin e biletave për kombëtaren














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:18 - 27/09/19 |
mapo.al

Pas deklaratave të fundit në media të zyrtarit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, se “futbolli nuk është për hallexhinjtë”, ka reaguar grupimi i tifozëve të kombëtares “Tifozët Kuq e Zi”.






Përmes një letre publike, tifozët e organizuar të ekipit kombëtar i kërkojnë institucionit që drejton futbollin në vend të distancohet nga kjo deklaratë dhe të rishikojë politikën e çmimeve, që të jetë sa më e arsyeshme për xhepat e qytetarëve dhe jo t’i shesin sa për një finale të Champions League.


LETRA
Letër publike Federatës Shqiptare të Futbollit!
Arben Dervishi deklaron se “futbolli nuk është për hallexhinjtë”. Ky copë mishi i veshur me petkun e njeriut, që kurrë në jetën e tij ska paguar biletë, por i ka marrë falas, fatkeqësisht është zyrtar i Federatës Shqiptare të Futbollit, institucion që propagandon e fton “hallexhinjtë” në stadium dhe që këtyre hallexhinjëve u’a shet biletat me çmimin e një finaleje të Ligës së Kampionëve. Këta hallexhinjtë e japin edhe lekun e fundit që ta shohin Kombëtaren, lek të cilin e fitojnë me stërmundime dhe shumë djersë, e jo duke u servilosur e duke u lëpirë pas personave me pushtet apo grupeve të interesit.







Ftojmë Federatën që të distancohet nga këto deklarata të turpshme, fyese dhe përqeshëse, si dhe të rishikoj politikën e çmimeve sa më të arsyeshme për xhepin e qytetarit të thjeshtë shqiptar ( e jo të Dervishëve).






1


Etiketa: , , ,

Pas