Aktualitet

LETRAT dhe letërsia epistolare














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:49 - 11/02/21 |
Mark Simoni

Sa herë që më mbërrijnë në fb apo në email mesazhe që kanë krijim, sendiment dhe të shkruar bukur, unë i ndjejë sikur më kanë ardhur letra.






Kujtesa dhe ndërgjegja e herëshme historike si dhe vezullimi i turbullt i dëshirave romantike më çon në kohëra dhe realitete të tjera. Bash atëherë kur njerëzit i dërgonin letra njëri-tjetrit, para se të ishin shpikur telefoni, telegrafi e morsi, Imagjinoj edhe hapsirën mes atyre që i shkruanin letrat dhe njerëzve që u mbërrinin në dorë, hapsirë plot ngjarje e travaje nga më interesantet.


Oqeane të mëdhenj mbi të cilët llokoqiteshin shishe me letra brënda, të lëshuar në ujë nga lundërtar të dëshpëruar që s’dinin as se nga qenë nisur dhe as se ku do mbërrinin, dhe a do të kishte kjo botë ndonjë breg për ta. Qiejve u binin kryq e tërthorë pëllumba postar, herë të cfilitur nga qiejt e mëdhenj dhe herë të tjera të mallkuar nga ata që prisnin e prisnin mbërritjen e tyre.







Kalorës të çmendur, hipur mbi kuaj të fandaksur, bridhnin kontinentesh me mandata e fermane, ultimatume dhe postën e letrave të të dashuruarve. Karroca kryqëzatash mbanin mbi to, për të dërguar në vende sa më të fshehta arkivet e dijeve ezoterike. Nën qiellin e shekujve të mugët udhëtonin letrat, korespondencat, novelat e letrave, ditarët.



Maria Popova thotë: “Çfarë kanë letrat që na flasin në mënyrë kaq të fuqishme dhe na intrigojnë në mënyrë kaq joshëse”.



Letrat krijuan një klimë letrare fantastike. Madje dhe romanet filluan të ndërtoheshin në formë letrash, shkruar nga dy a më shumë njerëz, dhe u quajtën romane epistolary. Një prej tyre është romani “Pamela” e Richardson, ndërsa një tjetër roman është a i vitit 1740 i Samuel me titull “Virtyti i shpërblyer”. Sipas kritikës këto janë dhe pararendës të romanit psikologjik modern.

Kujtojmë dhe rastet e John dhe Abigal Adomis nënshkruan emrat, (si Lisandri dhe Kostancia), në letrat e tyre të herëshme, apo Jafferson që krijoi një dialog mjeshtror midis kokës dhe zemrës, për të diskutuar natyrën e miqësisë në një letër të 1786 që i drejtohej Maria Kosuei.

Emili Dikinson shkruante: “Një letër gjithmonë më është dukur si pavdeksi, sepse në të është vetëm mendja, e pa shoqëruar prej trupit të atij që e shkruan”.

Një nga volume më të mëdha të letërsisë epistolare, mbushur me dashuri të vrullshme, pasionante, të zjarrta, “me fjalë brilante dhe të kadifejta, me aroma jasemini”, janë letrat e dashurisë. Nga Egjipti i lashtë na vjen “Vejusha mbretërore” e shkruar nga Ankhesenamur, mbretëresha e 18 dinastive Egjiptiane. Në libër ka me qindra letra që kjo i dërgonte mbretit të Hittitës, armikut të saj dhe i lutej që kjo vetë të martohej me të birin e tij.

“Do të magjepset, kur duke dalë nga vaskat e nxehta do shohe trupin tim të mbështjellë nga avulli dhe manteli i tejdukshëm”. Në Kinën imperiale (perandorake), është një letër që një vajzë i shkruan të dashurit të saj të fëmijërisë, dhe djali klith nga gëzimi që e dashura e tij shkruan aq bukur, po aq me frymëzim sa poeti më i madh i asaj kohe Li Taj Po. Në Romën e lashtë, letrat e dashurisë gjinden në thelbin e erotikës Ovidiane. Në mesjetë na kujtohet “Leidi P.” apo në shekullin e 18 “Spektatori “ i Richard Stelee. Lacan e lidhte përherë letren me dashurinë.

Egziston një studim që flet mbi letrat e të mëdhenjëve dhe korespondencën e tyre, që nga Heminguej e deri tek Georgia O’Keeffe.

Po përmend disa nga më interesantët që kanë mrekulluar botën e leximit. “I dashur gjeni” i Ursula Nordstrom që ka në të lidhjet e saj nëpërmjet letrave me 27 vjeçarin Mauris Stendak. Një tjetër libër është “Ti i largëti im”, plot me letra të zgjedhura nga letërkëmbimi i Georgia O’Keeffe, (artiste e famëshme) dhe Alfred Stieglitz,(fotograf), letra që, sipas kritikës, “të lënë pa gojë”.

Në këtë libër janë përzgjedhur vetëm 650 letra të shkruara prej tyre, prej një prej çifteve më të jashtëzkonshëm në historinë botërore.

Në romancën e tyre 30 vjeçare këto i shkruan njëri tjetrit më shumë se 5000 letra (në libër sic thamë u përfshinë 650 të tilla), dhe këto 5000 letra qenë rreth 25000 faqe, të pasura me detaje të jetës, deri tek engjëjt e demonët. Një nga korpuset më të pasur me letra është ai i Heminguejt, plot 16 volume, ndërsa Steinbek, tek libri i tij “Një jetë në letra” ka përmbledhur 850 letra nga korespondenca e tij.

Unë nuk e di se deri ku do të shkojë fantasia e shpikësve të teknikës së komunikimit. Por për një gjë jam krejt i sigurt, që letrat do të mbesin përherë përmallimi i komunikimit të njerëzve. Letra do të jetë përherë fizike, e bërë nga druri dhe celuloza, do të jetë e ngrohtë dhe e vënë nëpër rafte apo nën jastekun e natës si një magji mrekullore.

Dhe mbi të gjitha, letrat janë përherë të rrethuara nga mistika e mbërritjes, nga malli i pritjes, nga rreziqet e rrugës, nga frikërat se mund të bien në duart e ndokujtë që merr vesh sekretet dashurore, nga përmallimi, nga historitë që u ndodhin postierëve e kalorësve që i mbajne si bekim.

Më paska marrë malli. Po ulem e shkruaj një letër.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas