Aktualitet

Letrat e zbuluara të të atit, hedhin dritë të re mbi psikologjinë e Hitlerit









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:09 - 23/02/21 |
mapo.al

Letrat e babait të Adolf Hitlerit, që u zbuluan në një papafingo austriake, hedhin një dritë të re mbi psikologjinë e diktatorit, argumenton një historian në një libër të botuar së fundmi, të titulluar “Babai i Hitlerit. Si Biri u bë diktator”.



“Ashtu si Adolf Hitleri, Alois Hitler i mbivlerësonte jashtëzakonisht shumë aftësitë dhe njohuritë e tij si autodidakt”, – shkruan studiuesi austriak, Roman Sandgruber, pas analizës së 31 letrave të panjohura më parë.


Prej tyre, historiani bie në kontakt me përpjekjet e Alois Hitler për t’i shitur një burri një fermë në fshatin austriak Hafeld.




“Babai i tij kishte dëshiruar gjithmonë të ishte një pronar erudit toke, që qëndron mbi të gjithë të tjerët”, shprehet Sandgruber për  zyrtarin doganor, që me ç’duket gëzonte njohuri nga të gjitha.



Sipas historianit, edhe i ati, edhe i biri, i përbuznin autoritetet dhe ndanin ndjenja antifetare, por Hitleri, sipas tij, ishte antisemist që në rini, duke kundërshtuar kështu idenë se ai filloi t’i urrente hebrenjtë pasi u shpërngul në Vjenë.


Versioni një biografie nga shoku adoleshent i Hitlerit, August Kubizek, tregon pikërisht këtë, se Hitleri u bashkua me një klub antisemist vetëm dy muaj pas mbërritjes së tij në kryeqytetin austriak.

34


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas