Leroj Sane është rikthyer në skuadrën e Gjermanisë nga trajneri Hoakim Lëv.
“Die Mannschaft” publikoi listën me 23 futbollistë para disa minutash, përpara ndeshjeve të ardhshme kundër Francës dhe Perusë.
Sulmuesi i Mançester Sitit ishte një “përjashtim” i papritur nga Lëv për Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Pa atë, kampionët e vitit 2014 u dorëzuan në një eliminim poshtërues që në fazën e grupeve, po përveç kësaj, kanë humbur dhe një nga futbollistët e tyre më të mirë, Mesut Ozil.
Gjermania tani kthehet në skenën ndërkombëtare për herë të parë që nga disfata e tyre 2-0 kundër Koresë së Jugut në “Kazan Arena”.
Ata përballen me Francën në Ligën e Kombeve më 6 shtator, pasuar nga Peruja në një miqësore më datë 9 shtator.