Aktualitet

Levan-Tepelenë/ Makina me 3 familjarë del nga rruga dhe përmbyset në kanal














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:56 - 10/10/21 |
mapo.al

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Frakull.






Një makinë në të cilën udhëtonin tre persona të një familjeje është përmbysur në kanal.


Destinacioni i të aksidentuarve ishte Vlora. Familjarët që ishin në makinë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u larguan.







Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe nga ana e tyre bëhet me dije se makina ka dalë nga rruga dhe shkak është bërë lagështia nga rreshjet e orëve të fundit.




Ky është një aks ku aksidentet rrugore nuk kanë munguar e kjo pasi mungojnë mbikalimet dhe nënkalimet, ndërsa automjetet lëvizin edhe me shpejtësi tej normave të lejuara, duke u kthyer shpesh në burim aksidenti.



1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas