Sport

Leverkuseni mposht Augsburgun dhe ngjitet në vendin e katërt








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:13 - 26/10/20 |
mapo.al

Bayer Leverkuseni katapultohet në vendin e katërt në Bundesligë falë suksesit 3-1 në “BayArena” ndaj Augsburgut në sfidën përmbyllëse të javës së 5-të.


“Aspirinat” vuajtën disi për të marrë fitores, me ekipin bavarez që luftoi deri në sekondën e fundit për të mos u kthyer pa pikë nga ko transfertë, por pa mundur t’ia dilte mbanë.


Leverkuseni e zhbllokoi takimin që në minutën e 16-të, pas një penalltie të shndërruar në gol nga Alario.



Miqtë mundën të kundërpërgjigjeshin në fillimin të pjesës së dytë me Caligiurin, por ekuilibri në rezultat zgjati deri në minutën e 74-t, kur Alario shënoi të dytin personal, duke kthyer epërsinë në favor të vendasve.


Takimin e vulosi goli i Diaby në minutën e katërt shtesë, atëherë kur Ausgburgu ishte hedhur i tëri në sulm për golin e barazimit.



Etiketa: ,

Pas