Njoftime

LevizAlbania: Thirrje për Aplikime






               Publikuar në : 14:25 - 04/10/19 |
mapo.al


LEVIZ ALBANIA – THIRRJE PËR APLIKIME



LevizAlbania, projekti që synon të forcojë demokracinë vendore dhe të rrisë cilësinë e qeverisjes vendore përmes angazhimit të organizatave të shoqërisë civile, grupeve informale dhe individëve shpall:

 THIRRJEN PËR APLIKIME – NR. 6

Thirrja qëndron e hapur nga data 27 SHTATOR 2019 deri në datën 21 TETOR 2019

(ora 23:59)

Në Thirrjen Nr. 6 të LevizAlbania mund të aplikoni VETËM ONLINE

LevizAlbania inkurajon organizatat e shoqërisë civile, individët dhe grupimet e tyre, që me ide dhe nisma konkrete synojnë të ndryshojnë nivelin e demokracisë vendore, përmirësojnë qeverisjen lokale, rrisin transparencën dhe llogaridhënien, promovojnë dhe nxisin përfshirjen në vendimmarrje, të aplikojnë online në www.levizalbania.al

“LevizAlbania – Demokracia Lokale në Veprim” kontribuon në forcimin e demokracisë vendore në Shqipëri duke besuar se pa qytetarë të angazhuar dhe organizata të forta të shoqërisë civile, qeveria nuk mund të përmbushë misionin e saj.

LevizAlbania është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim, i zbatuar nga një konsorcium i tre organizatave shqiptare, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, Co-Plan, dhe Partnerët Shqipëri.

Në Fazën e Dytë të zbatimit 2019-2023, LevizAlbania do të vijojë të mbështesë aktorët e shoqërisë civile në të gjithë vendin, duke inkurajuar përfshirjen e grave dhe të rinjve, si dhe mobilizimin e komuniteteve në nivel vendor, me një qasje nga poshtë lart.

DREJTIMET E THIRRJES NR. 6

Drejtimi 1:      Forcimi i aktivizmit qytetar për të ndikuar në caktimin e prioriteteve dhe proceset e vendimarrjes në nivel vendor.

Aktivizmi dhe angazhimi qytetar janë të domosdoshme për të kultivuar një shoqëri civile  me bazë komunitare. Forcimi i aktivizmit qytetar dhe mobilizimi i komunitetit, merr rëndësi të veçantë në arritjen e rezultateve të prekshme, për qeverisje të mirë në nivel vendor. Mbështetja nën këtë drejtim synon të ndërtojë, fuqizojë dhe kanalizojë presionin konstruktiv qytetar ndaj vendimarrësve në nivel vendor, per t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave të qytetarëve. 

Drejtimi 2:      Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies së qeverisjes/strukturave vendore

Konfigurimi aktual institucional në nivel qëndror dhe vendor mund të krijojë kushte për një mbikëqyrje më të dobët ndaj veprimeve të qeverisjes vendore, duke cënuar demokracinë vendore, transparencën dhe përgjegjshmërinë në ofrimin e shërbimeve publike. Ky Drejtim ka për qëllim të rrisë presionin qytetar ndaj institucioneve vendore për më shumë transparencë dhe llogaridhënie, duke synuar reagimin e bashkive ndaj këtij presioni. 

Drejtimi 3:      Aksioni Komunitar (AK)

Ky drejtim synon angazhimin e qytetarëve aktivë në nivelin e komuniteteve më të vogla (për shembull lagjet), që të mobilizojnë grupe ose individë, për t’i kërkuar qeverisjes vendore/bashkisë, adresimin dhe zgjidhjen e problemeve konkrete në këto komunitete. Ky drejtim ofron mbështetje për aksione qytetare në komunitete të caktuara, të cilët ndajnë një shqetësim apo problematikë, dhe kanë nevojë për mbështetje dhe mentorim për të arritur rezultate konkrete.

Grantet për Aksionin Komunitar ofrojnë një financim bazë dhe do të shoqërohen me mentorim dhe mbështetje teknike nga LevizAlbania gjatë zbatimit të projektit. 

Kushtet për aplikim, madhësia e granteve dhe afati i zbatimit

  • Drejtimet 1 dhe 2 janë të hapura për të gjithë OJF-të e regjistruara sipas legjislacionit shqiptar në fuqi;
  • Individët mund të aplikojnë vetëm nën Drejtimin 3;
  • Grupet Informale mund të aplikojnë në të 3 (tre) Drejtimet;
  • Inkurajohen partneritetet dhe bashkëpunimet. OJF-të që planifikojnë të zbatojnë projekte jashtë zonës së qarkut ku operojnë duhet të kenë partneritet me OJF-të lokale. Ky kusht zbatohet vetëm për Drejtimin 1 dhe 2;

Madhësia e granteve dhe afati i zbatimit 

  • Grantet për OJF do të variojnë nga 10,000 CHF deri në 60,000 CHF;
  • Kufiri maksimal i granteve për Grupet Informale është 10,000 CHF;
  • Kufiri maksimal i granteve për Individë është 7,000 CHF;
  • Afati maksimal i zbatimit të projektit është 12 muaj.

LevizAlbania mbështet ide që sjellin ndryshimin e prekshëm për qytetarët dhe përmirësojnë cilësinë e qeverisjes vendore në komunitet.

 



CLOSE
CLOSE
Pas