Dy ditë pas marrjes së postit të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi ka vizituar sot familjen e Klodian Rashës, 25-vjeçarit që u vra nga efektivi Nevaldo Hajdëraj mëngjesin e 8 dhjetorit.
Çuçi mësohet se është shoqëruar nga drejtori i SHÇBA-së, Muhamet Rrumbullaku, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, zv/drejtori Albert Dervishi, si dhe drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj.
Kjo vizitë që duket se ka zgjatur 10 minuta, vjen në vazhdën e vizitave të njëpasnjëshme të kryeministrit Edi Rama (3 herë).
Risjellim në vëmendje se vrasja e të riut nga efektivi i policisë, solli protesta të cilat provokuan edhe dorëheqjen e Sandër Lleshajt.
Rama e njoftoi vendimin e tij pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara, ku u drejtua për sigurimin e vaksinës Covid-19.
Etiketa: Bledi Çuçi, Klodian Rasha