Aktualitet

Lëvizja e Thaçit: Në Shtator, referendum për bashkimin e Preshevës me Kosovën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:10 - 07/08/18 |
mapo.al

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se në muajin Shtator do të prezantojë publikusht idenë e bashkimit të Kosovës me Luginën e Preshevës. Në një intervistë për RTV Dukagjini, Thaçi nënkuptoi se do të organizojë një referendum në Kosovë për të marrë mendimin e qytetarëve.






“Besoj nga Shtatori do të ketë diskutim të hapur për këtë çështje, por gjithçka do të jetë transparente, unë do të flasë me qytetarët e Kosovës  si dhe do të shqyrtoj seriozisht që për këtë çështje qytetarët të deklarohen me pyetjen në rast janë në favor të bashkimit të Luginës me Kosovën”.


Kreu i shtetit të Kosovës theksoi gjithashtu se mbështetja për idenë e tij nga populli është masive, dhe kjo do të vërtetohet përmes referendumit, sipas tij.







“Vullneti masiv i qytetarëve të Kosovës është në favor të kësaj ideje, gjithashtu vullneti masivë është edhe i atyre që jetojnë në Luginë të Preshevës që t’i bashkëngjitën Kosovës. Kërkesa e tyre është e drejtë dhe e pranueshme. Në rast se ka pajtim mes dy palëve për këtë kërkesë askush nuk do të jetë kundër, as SHBA-të e as BE-ja”.



Lexo edhe :  FRPD kërkesë për referendum, Këlliçi: Lëvizja e Berishës nuk e përçan PD-në

Pavarësisht idesë së tij për korrigjim të kufijve, Thaçi insiston se nuk do të ketë ndarje dhe shkëmbim territoresh, por thotë se po punon fuqishëm për bashkimin e Luginës me Kosovën. Ai mohon gjithashtu që në rast se Presheva i bashkohet Kosovës, Veriu i kësaj të fundit nuk do t’i jepet Serbisë, sikurse aludohet.



“E ritheksoj, Kosova është një, është vend i pavarur sovran nuk do të ketë ndarje nuk do të ketë shkëmbim, mund të ketë dhe duhet të ndodhë bashkimi i Medvegjes, Bujanovcit dhe Preshevës me Kosovën, të tjera janë lajme të rrejshme”. 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas