Vijojnë ndryshimet në Policinë e Tiranës. MAPO mëson se është liruar nga detyra shefi i komisariatit nr. 6 Pal Marku. Marku zëvendësohet nga Ardrit Elmazi.
Protesta banorëve të “Astirit” në ditën e 142, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave, mësohet se është bërë shkak për ndryshime në komisariatin e Policisë së Kombinatit. Opozita ka denoncuar se Ardi Veliu ka dhënë disa herë urdhër për t’i dhënë fund protestës së “Astirit”, duke angazhuar edhe FNSH-të, por urdhrat nuk janë zbatuar.
Ardrit Elmazi i cili sot u emëruar shef i komisariatit nr.6, mbante detyren e shefit të komisariatit nr. 3. Ndërsa në krye të komisariatit nr. 3 tani komandohet Robert Losha. Ai ka mbajtur detyrën e shefit të Krimeve në komisariatin nr.3.
Më herët, Ardi Veliu prezantoi drejtorin e ri të Policisë së Tiranës, zëvendësin e tij Rebani Jaupi. Dy javë më parë, me firmë të Veliut, u lirua Kastriot Skënderaj pas ngjarjeve te banesa pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”.