Lëvizjet në qeveri – Spahiu: Asgjë e re, Cakaj s`i duhej më Ramës për fushatën

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu ka komentuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 lëvizjet e reja në qeveri, largimin e Cakajt dhe emërimin e Xhaçkës në Ministrinë e Jashtme dhe Peleshit në Ministrinë e Mbrojtjes.

Spahiu thotë se ky është një lajm elektoral dhe s’ka asnjë vlerë të shtuar në të dyja pozicionet. Sipas tij Cakaj nuk i duhej më Ramës në fushatë prandaj ai ka caktuar Xhaçkën e Peleshin në pozicionet e reja për të marrë më shumë vota dhe për të rregulluar marrëdhëniet me shqiptarët.



Spahiu e cilëson këtë moment shumë të mirë për opozitën, pasi përballë ka një keqqeverisje dhe mungesë shumë të madhe besimi ndaj qeverisë, prandaj ai shton se opozita mund t’i fitojë 100 mandate më 25 prill.

Marrëdhënia e njëanshme e Greqisë me Shqipërinë nuk quhet e mbyllur në situatën që jemi. Thelbi nuk është sjellja e Ramës. Është çështje që i takon historisë. Kjo marrëdhënie kaq delikate nuk ka fare transparencë. S’dimë çfarë biseda, pse ndryshon qëndrime, njëherë në shtator e tetor ishte për marrëdhënie dypalëshe, pastaj thotë se e drejta i takon Greqisë.

Të bëhet edhe e vështirë gjykimi për atë që po ndodh. Ky është stili i kryeministrit që kemi, sillet për çdo çështje me arrogancë dhe ironi. Nuk ka asnjë çudi e habi mënyra si flet. Do të sulmojë opozitën, a thua se edhe për këtë marrëveshje është faji i opozitës. Ka pasur qëndrime diabolike. Në shtator takon kryeministrin dhe ministrin e jashtëm grek, nuk nxjerr çfarë është folur. Dhe çfarë përfiton Shqipëria nga kjo. Ti kundrejt një marrëveshje përfiton.

Lajm elektoral, lëvizje të PS dhe Rilindjes që Rama të pëfitojë maksimalisht nga shqiptarët. Cakaj s’i duhet më për fushatën e ardhshme. Janë lëvizje elektorale. Mundohet të përfitojë sa më shumë vota. I njëjti ndryshim brenda Rilindjes. S’ka asgjë të re, lëvizje për përfitime elektorale në zona të veçanta. Nuk shoh vlerë të shtuar.

Opozita s’duhet të jetë e lumtur, as opozita dhe as LSI, por është dhe moment i mirë pasi jemi përballë një keqqeverisje, mungesë besimi sot, e cila është më e madhe se në ’97. Mendoj se opozita do kapë 100 mandatet në 25 prill.”- tha Spahiu.


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252