Kronika

Lëviznin pa maskë, policia gjobit 573 qytetarë, 7 përfundojnë në komisariat (VIDEO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:40 - 18/11/20 |
mapo.al

Policia e Shtetit njofton se ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.






Gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 3 000 lekë, 573 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.


Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.







Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 573 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Lexo edhe :  Shqipëria drejt karantinës? Mjekët: Kujdes gjatë dhjetorit, ‘arma’ që na mbron



Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.



1


Etiketa: , , , ,

Pas