Aktualitet

Lëvizte me antiplumb e pistoletën plot, detaje nga vrasja e shqiptarit në Greqi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:02 - 30/05/21 |
mapo.al

Një 34-vjeçar me origjinë shqiptare është ekzekutuar pasditen e sotme në rrugën 30 Durrachio në Sepolia të Athinës. Viktima mësohet se quhet Aris Papas, ndërsa në momentin e krimit ka qenë duke pirë kafe në një lokal.






Një person ende i paidentifikuar, i është afruar me pistoletë dhe e ka qëlluar 8 herë në kokë dhe në gjoks, duke i marrë kështu jetën.


Së fundmi mediat greke kanë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes si dhe të shkuarën kriminale të 34-vjeçarit të ekzekutuar.





Sipas asaj që raportohet në mediat greke, Aris Papas i kishte shpëtuar të paktën tre atentateve në të kaluarën, ndërsa ishte një person me precedent të theksuar kriminale, në fushën e trafikut të drogës, plagosjeve, e grabitjeve.



Ndërkohë viktima thuhet se ruhej nga një atentat i mundshëm. Ai lëvizte me anti plumb dhe i armatosur ku edhe u arrestua nga policia pikërisht për këtë.



Viktima ishte qëlluar nga persona të panjohur pranë stacionit të Larissa më 26 maj 2019 dhe ishte plagosur rëndë.

Lexo edhe :  Identifikohet i ekzekutuari në Athinë, e ëma shpërthen në britma e lotë (VIDEO)

Ndërkohë në fund të shkurtit 2021, viktima ishte arrestuar nga policia e DIAS në Rrugën e Kretës – ndërsa po ngiste një biçikletë elektrike – i veshur me një jelek antiplumb, me një pistoletë Baikal plot me fishekë!

Disa orë më vonë ai u dërgua në komisariat, ku foli për kërcënimet ndaj jetës së tij dhe u la i lirë në mesditë.

Por në mbrëmjen e të njëjtës ditë, ai ishte në shënjestër të një sulmi të ri përsëri pranë stacionit të Larisës nga disa të panjohur.

32-vjeçari u qëllua në këmbë, ndërsa tre autorët u përpoqën të shpëtonin në një taksi në të cilën lanë një armë kur u arratisën.

Ndërkohë ndaj shqiptarit edhe në vitin 2008 ishte bërë një atentat për ta vrarë në zonën e Acharnon.

<
>
ΠΥΡΟΒΟΛΙΣΜΟΙ ΜΕ ΕΝΑΝ ΝΕΚΡΟ ΣΕ ΚΑΦΕΤΕΡΙΑ ΣΤΑ ΣΕΠΟΛΙΑ (EUROKINISSI/ΤΑΤΙΑΝΑ ΜΠΟΛΑΡΗ) Grekiq-1 ΠΥΡΟΒΟΛΙΣΜΟΙ ΜΕ ΕΝΑΝ ΝΕΚΡΟ ΣΕ ΚΑΦΕΤΕΡΙΑ ΣΤΑ ΣΕΠΟΛΙΑ (EUROKINISSI/ΤΑΤΙΑΝΑ ΜΠΟΛΑΡΗ) HD-Vrasja pirovolismoi_sta_sepolia_5
5


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas