fbpx

Aktualitet

VIDEO/ Lëvizte me armë, drogë e 27 mln lekë, kapet 38-vjeçari (EMRI)





               Publikuar në : 10:48 - 17/10/19 |
mapo.al

Një 38-vjeçar, i njohur si i “forti i Fushë-Krujës” ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit pasi qarkullonte me armë, drogë, thika si stilolaps dhe miliona lekë ‘cash’. Arrestimi i Bledi Hakës është bërë në zonën e Liqenit të Thatë, në Tiranë, pas ndalimit të automjetit që 38-vjeçari drejtonte.



Njoftimi i policisë



Finalizohet operacioni policor “Liqeni”. Operacioni nga Forca e Posaçme “Shigjetat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.


Në pranga një shtetas që qarkullonte me armë zjarri. Sekuestrohen armë zjarri, fishekë luftarakë, armë të ftohta, kokainë e kanabis, një sasi e madhe parash, bllokues valësh të celularëve, karta bankare e sende të tjera.

Në kuadër të zbatimit të detyrave të përcaktuara në planin e masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, Forca e Posaçme “Shigjetat” ka konstatuar një automjet, që kur ka parë mjetin e Policisë ka kryer lëvizje të dyshimta.

Shërbimet e Policisë “Shigjetat” janë vënë në ndjekje të automjetit dhe në zonën e Liqenit të Thatë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit, si dhe bllokimin e drejtuesit të tij. Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në automjetin që drejtohej nga shtetasi B. H., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri tip pistoletë e markës Glock, me 16 fishekë;
– një sasi prej 1.8 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë;
– 4.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, në formë cigareje;
– 3 thika, 2 me hapje dhe 1 në formë stilolapsi;
– 4 celularë dhe një bllokues valësh celulari;
– një sasi prej 2 765 000 lekësh të reja;
– disa çelësa automjetesh dhe karta banke.

Në përfundim të veprimeve të para, nga specialistët për hetimin e narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. H., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Etiketa: ,

Pas