Policia e Tiranës ka arrestuar një 21-vjeçar i cili lëvizte me armë zjarri me vete. I riu nga Miloti u ndalua në rrugën Rinas-Kashar, ku iu gjet një pistoletë me një krehër me fshekë.
Njoftimi i Policisë:
Udhëton me armë zjarri me vete, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Policisë. Sekuestrohet armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë. Shërbimet e Policisë Vorë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
- K., 21 vjeç, banues në Milot, Kurbin.
Në rrugën “Aeroporti i Rinasit-Qafë Kashar”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një mjet. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar pasagjerit të mjetit, shtetasit R. K., iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
/Gazeta Mapo/