Aktualitet

Lëvizte me “Beretta” dhe 23 fishekë, arrestohet durrësaku





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:39 - 24/02/20 |
mapo.al

Një 43-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Durrësit të hënën në mëngjes, pasi lëvizte me armë zjarri. Gjithashtu, është arrestuar edhe një 28-vjeçar, i cili akuzohet për moskallëzim krimi.


Konkretisht, në pranga është vënë shtetasi me inicialet R.F., 43-vjeç dhe S.H., 28 vjeç, të dy banues në Manzë. Policia ishte informuar në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri.



Kështu, gjatë kontrolleve në mjetin tip “Audi” në pronësi të shtetasi S.H., në sediljen e pasagjerit ku ndodhej shtetasi R.F., në një çantë dore, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Beretta” dhe 23 fishekë.


Për vijimin e hetimeve, Policia e Durrësit ia kaloi dosjen hetimore Prokurorisë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet burgim deri në 7 vjet.


Etiketa: ,

Pas