Esmerald Xhafa, 27 vjeç, me origjinë shqiptare është arrestuar nga autoritetet në Britaninë e Madhe. Xhafa la automjetin në rrugë dhe eci në këmbë në një fushë në anë të autostradës. Policia e ndoqi për disa orë me helikopter.
Në automjetin e tij tip BMW policia gjeti dy kuti kartoni me më shumë se 15 kg kanabis dhe 273 £ si dhe një listë emrash të shkruara me shkrim dore.
Ndërkohë në banesë u gjetën 56 bimë kanabisi që kultivoheshin në papafingo. Në banesë ai kishte një sistem të sofistikuar, një transformator të madh dhe drita të mëdha për kultivimin e bimëve.
Ai fillimisht mohoi akuzat e policisë por më pas gjykata e dënoi për të dyja akuzat, atë të kultivimit dhe trafikut të lëndës narkotike.
Avokati Chris Moran tha se klienti i tij kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar për një jetë më të mirë për veten dhe familjen e tij.
“Dhe, për këtë arsye, u gjend në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë me një bandë të organizuar kriminale,” shtoi z. Moran.
Ai tha se Xhafa mendonte se nëse do të përpiqej të largohej nga grupi do të kishte qenë në rrezik më të madh për jetën e tij.
Sipas tij Xhafa ishte vendosur nga ata që ishin më lart në zinxhirin e drogës përmes “presionit, detyrimit, kërcënimit dhe kontrollit”.
Gjykatësi Simon Hickey pyeti pse Xhafa nuk kishte shkuar tek autoritetet nëse qëndrojnë pretendimet e tij se ishte sulmuar dhe kërcënuar ishin të vërteta.