E ngarkuara me punë e SHBA-së në vendin tonë, Leyla Mosess Ones vizitoi bashkinë e qytetit të Durrësit për të ndjekur nga afër të gjithë hapat që po ndërmerren për të përballuar situatën e post tërmetit.
Në një prononcim për median ajo u shpreh e SHBA po bën gjithçka për të ardhur në ndihmë shqiptarëve. Nga SHBA ka ardhur një grup inxhinierësh për vlerësimin e dëmeve.
E pyetur nëse do të mbështesë SPAK për hetimin e dosjeve që kanë lidhje me pasojat e tërmetit ajo u shpreh.
“Nuk kam informacion specifik për dosjet qe do i kalohen SPAK por do të qëndrojmë psa cdo përpjekjeje për të mbështetur shtetin ligjor në Shqipëri”, u shpreh Leyla Mosess Ones.