Aktualitet

Denoncimi i mësuesit: Rilindja bën takime elektorale në derë të shkollës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:39 - 13/04/21 |
mapo.al

Mësuesi Kostandin Pula ka denoncuar një takim elektoral të mbajtur nga Partia Socialiste në ambientet e një shkolle në Mamurras.






E gjithë shpura e Rilindjes zbarkuan ditën e sotme në këtë shkollë në kundërshtim të hapur me ligjin për zgjedhjet, thotë Pula, i cili shpërndan video nga ky takim.


Ai gjithashtu flet dhe për distancimin social që sipas tij nuk po respektohet në takimin në fjalë, ndërkohë ai kërkon nga Prokuroria e Kurbinit të nisë menjëherë hetimet.







Denoncimi i plotë




“Mitingje elektorale në derë të shkollës???



Të dashur miq!

Drejtori i shkollës Adem Myrta, Kryetarja e Bashkisë, dhe e gjithë shpura e Rilindjes, zbarkuan sot në shkollën ku unë jap mësim, në kundërshtim të hapur me ligjin për zgjedhjet.

Sipas ligjit 69/2012, dhe kodit zgjedhor, tubimet elektorale NUK LEJOHEN brenda territorit të shkollave.

Diçka tjetër që duket qartë në videon bashkëngjitur, është distancimi social. Shikoni me vëmendje si qëndrojnë njerëzit ngjitur e ngjitur.

Kërkoj nga Prokuroria e Kurbinit të nisë menjëherë hetimet për këtë çështje,” shkruan Pula.

1


Etiketa: ,

Pas