Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë.
Dy punëtorë kanë rënë nga skela e një subjekti të papërfunduar. Punëtorët, ende të paidentifikuar, kanë marrë plagë të shumta dhe janë dërguar me urgjencë në spital.
Ndërkohë, nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.