Ditën e sotme vendi ynë është përfshirë nga një mot i keq ku në Lezhë raportohet se era e fortë ka shkaktuar probleme të mëdha. Stuhia ka rrëzuar disa pisha të cilat kanë rënë mbi varrezat e qytetit, duke dëmtuar mjaft prej tyre.
Punonjësi i varrezave thotë se të tjera pemë rrezikojnë të bien. Sipas tij shkak është vjetërsia e pemëve, një pjesë janë gjysmë të kalbura dhe ndaj ai ka apeluar për ndërhyrje nga autoritetet për të shmangur situata të tilla.