Aktualitet

Lezhë/ Flet gruaja që vrau burrin me sqepar: Më detyroi të bëja 10 fëmijë, më nxiu jetën!














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:02 - 23/11/20 |
mapo.al

Drane Deda, 65-vjeçarja e arrestuar për vrasjen me sqepar të bashkëshortit të saj, është njohur sot në ambientet e burgut, me lajmin për vdekjen e burrit të saj, Llesh Deda.





Oficerët,i kanë komunikuar ndryshimin e pozitës juridike, Drane Dedës, ku nga “Vrasje në marëdhënie familjare” mbetur në tentativë, tashmë akuzohet plotësisht për akuzën e vrasjes së bashkëshortit të saj.


Drane Deda, ka pohuar para oficerëve se për shumë vite kishte pasur konflikte me bashkëshortin e saj, madje sipas rëfimit të saj, ai e kishte detyruar të bënte 10 fëmijë.




Më detyroi të bëja 10 fëmijë, më është nxirë jeta me të edhe pse kam vijuar të qëndroj kaq gjatë. Atë ditë nuk jemi grindur fare. Ai ishte në gjumë, dhe unë shkova në magazinë mora një sqepar dhe ashtu siç flinte e kam qëlluar dy-tre herë, ku kam menduar se e kam vrarë pasi nuk ka lëvizur fare. Më pas kam shkuar në shtëpinë e kunatës dhe i kam treguar se çfarë kishte ndodhur” – ka rëfyer para oficrëve, Drane Deda.


Sipas burimeve kjo e fundit ka një historie trashëgimie në familje të vrasjes së burrave, pasi edhe motra e saj, është arrestuar dhe dënuar me për vrasjes së bashkëshortit të saj.


Drane Deda, rrezikon një dënim prej 35 vite burgim për ekzekutimin e bashkëshortit të saj, Llesh Deda.

1


Etiketa: , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas