Kronika

Lezhë – Gjendet i pajetë në kanal një person, dyshimet e para





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:00 - 14/04/20 |
mapo.al

Një person u gjet i pajetë brenda një kanali me ujë në rrugën Lezhë-Shëngjin. Trupi i viktimës është pikasur nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët kanë njoftuar policinë.


Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e viktimes dhe shkaqet e vdekjes. Policia bën të ditur se viktima është N.P, 54 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë. Ai dyshohet të jetë mbytur në kanalin me ujë.


Njoftimi
Sot, rreth orës 09:50, në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, tek kthesa e Fabrikës së Letrës, në një kanal me ujë, është gjetur i pajetë shtetasi N. P., 54 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë.


Nga hetimet paraprake dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht, pasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes.


Etiketa: , , ,

Pas