fbpx

Aktualitet

Lezhë/ Lëvizte me armë në makinë, procedohet 21-vjeçari





               Publikuar në : 08:55 - 23/10/19 |
mapo.al

Një i ri 21-vjeçar është proceduar penalisht pasi në makinë iu gjet një armë tip pistoletë.


Pas kontrollit që policia bëri në makinën e tij ‘Audi’, rezultoi se shtetasi K.N., posedonte armë sportive imituese, me karikator dhe një fishek.



Pistoleta iu gjet në çantën e tij të dorës.


Njoftimi i policisë

“Procedimi i këtij shtetasi u bë pasi në qytetin e Lezhës, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Audi”, brenda në çantën e tij të dorës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë sportive imituese tip pistoletë, me një krëhër dhe një fishek.

Zbulimi i tij u be në zbatim të Planit të Masave “Për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e autorëve të veprave penale, personave që mbajnë armë zjarri pa leje dhe personave në kërkim.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, njofton policia.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas