Foto ilustruese
Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët teksa ishte në ecje. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Lezhë-Laç, në hyrje të qytetit.
Nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme të shumta materiale, pasi zjarri ka qenë i përmasave të mëdha.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.