Aktualitet

Lezhë/ Me fëmijë të sëmurë, qytetarja e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit: S’ka ardhur askush të më shohë!








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:36 - 04/10/20 |
mapo.al

Pallatet e prekura nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, janë evidentuar si të pabanueshme në Lezhë.



Megjithatë, shumë familje e kanë pasur të pamundur të transferohen.


Ata janë detyruar të qëndrojnë në shtëpitë e dëmtuara, pasi nuk kanë gjetur vend tjetër për të jetuar.




Mes tyre, në rrezik për jetën, është Tone Përndoj, nëna e një fëmije të sëmurë.  Ajo rrëfen për ish-nënkryetaren e Bashkisë Lezhë, Alfrida Marku, kalvarin e vuajtjeve dhe se si ndjehet e braktisur nga shteti.



“Këtu s’ka ardhë kush me pa. Kam shkuar tek Bashkia, më kanë thënë ke ardh me vonesë, këtu në Balldren, kurse në Lezhë s’na kanë pranuar”, – shprehet ajo ndërsa thotë se ka pasur edhe diferencime mes banorëve të të njëjtit pallat.


*****

Tone Përndoj: Unë jam Tone Përndoj. Jetoj këtu, banoj në këtë pallat. Kanë ardh e kanë parë, këtu s’kanë qenë, s’ka hyrë kush me thënë. Na patën thënë me dal, me shku në Shëngjin, kam pasur një fëmijë të sëmurë edhe s’mund të shkoja. Këtu s’ka ardhë kush me pa. Kam shkuar tek Bashkia, më kanë thënë ke ardh me vonesë, këtu në Balldren, kurse në Lezhë s’na kanë pranuar, kam shkuar e s’na ka pranuar kush. Kemi bërë një kërkesë tani, e kemi çuar për në Tiranë, s’na ka kthyer kush përgjigje.

Alfrida Marku: Këtu, në këtë pallatin këtu, familje të tjera kanë marrë dëmshpërblim?

Tone Përndoj: Familje të tjera kanë marrë… kanë marrë, kanë marrë!

Alfrida Marku: Me çfarë jetoni?

Tone Përndoj: Ne të ardhura s’kena për Zotin, dy fëmijët janë pa punë edhe… Me më ndihmu edhe mua siç kanë ndihmuar të tjerët, të paktën mos me na nda, një po një jo. Tërmeti ka rënë i barabartë, si në kat të parë si në kat të pestë. Të tjerët kanë marrë edhe ne s’kemi marrë.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas